Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite takohet me diplomatë arabë për mbështetjen e Palestinës

Princi Faisal bin Farhan Al Saud, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, u takua sot me ministrat e vendeve arabe në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Jashtme.

“Në takim u diskutua për zhvillimet në situatën në Rripin e Gazës, përpjekjet e bëra për arritjen e armëpushimit dhe futjen e ndihmave urgjente për të parandaluar përkeqësimin e krizës humanitare”, thuhet në deklaratë.

Ai shtoi se një “plan reforme” ekonomike u prezantua nga kryeministri dhe ministri i jashtëm i Palestinës, si dhe përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.