Ministri i Jashtëm turk do të marrë pjesë në Konferencën e 5-të të OKB-së mbi Vendet më Pak të Zhvilluara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, do të marrë pjesë në Konferencën e pestë të OKB-së mbi Vendet më Pak të Zhvilluara (LDC5) në Doha të Katarit, transmeton Anadolu.

Çavuşoğlu “do të marrë pjesë në ditën e parë të Konferencës së Pestë të Kombeve të Bashkuara mbi Vendet më Pak të Zhvilluara (LDC5) që do të mbahet në Doha më 5-9 mars 2023 në emër të Presidentit të Republikës së Turqisë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

Duke kujtuar se “Konferencat e LDC-së janë një mundësi një herë në dekadë për të diskutuar sfidat me të cilat përballen LDC-të dhe për të arritur zhvillimin e tyre të qëndrueshëm”, Ministria shtoi se Turqia priti konferencën e katërt të LDC-së në Istanbul më 9-13 maj 2011.

Ministri turk pritet të zhvillojë edhe bisedime dypalëshe me homologët e tij në margjinat e aktivitetit.