Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, të martën zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Abbas Araqhchi, transmeton Anadolu.
Sipas burimeve diplomatike turke, gjatë bisedës, dy ministrat kanë diskutuar zhvillimet e fundit në Iran, ku kanë ndodhur protesta gjatë javëve të fundit.




