Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, mbërrin në Palestinë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, mbërriti në qytetin palestinez Ramallah përpara vizitës së tij historike në Izrael, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni me të cilin udhëtonte ministri Çavuşoğlu u ul në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv ku u prit nga zyrtarët izraelitë.

Kjo do të jetë hera e parë në 15 vjet që një ministër i jashtëm turk po bën një vizitë zyrtare në Izrael, ndërsa të dy vendet përpiqen të përmirësojnë lidhjet.

Çavuşoğlu bëri ndalesën e tij të radhës në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor dhe vizitoi Ministrinë e Jashtme të Palestinës.

Kryediplomati turk do të kryesojë takimin e dytë të Komitetit të Përbashkët të Ministrisë së Jashtme të Palestinës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, i cili u krijua në vitin 2010.

Ministri Çavuşoğlu pritet të zhvillojë gjithashtu bisedime me homologun e tij palestinez, Riyad al-Maliki dhe presidentin palestinez, Mahmud Abbas.

Pas takimeve të tij në Palestinë, ministri i Jashtëm turk do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Izrael të mërkurën dhe do të zhvillojë bisedime me homologun e tij izraelit, Yair Lapid, për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. /aa