Ministri i Jashtëm turk nis vizitën në Kosovë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka mirëpritur sot në Prishtinë, homologun turk, ministrin e Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.

Pas pritjes, ministrat kanë darkuar bashkë, ku kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe projektet e përbashkëta.

Në darkën zyrtare, të ftuar ishin edhe ministri i Infrastukturës, Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe ambasadorët e dy shtetve përkatëse.