Ministri grek i Infrastrukturës dhe Transporteve, Kostas Karamanlis dha dorëheqjen, pas tragjedisë hekurudhore që shkaktoi të paktën 36 viktima, sipas gazetës greke ”Kathimerini”.
“Sapo jam kthyer nga skena e tragjedisë së trenit në Tempe dhe dhimbja është e papërshkrueshme. Është fakt që hekurudhën greke e kemi marrë në një gjendje që nuk i përshtatet shekullit XXI… Fatkeqësisht, këto përpjekje nuk ishin të mjaftueshme për të parandaluar një aksident të tillë. Dhe kjo është shumë e rëndë për të gjithë ne dhe për mua personalisht”, shkruan Karamanlis në tekstin e dorëheqjes.
”Kur ndodh diçka kaq tragjike, nuk është e mundur të vazhdohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Unë kam disa vite që jam në politikë, por e konsideroj element të domosdoshëm të demokracisë sonë që qytetarët e vendit tonë t’i besojnë sistemit politik. Kjo quhet përgjegjësi politike”, theksoi ai.
”Për këtë arsye jap dorëheqjen nga posti i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit. Është ajo që e ndjej për detyrë të bëj si një shenjë minimale respekti për kujtimin e njerëzve që u larguan kaq padrejtësisht dhe duke marrë përgjegjësinë për gabimet e përjetshme të shtetit dhe sistemit politik grek. Nga thellësia e zemrës, edhe një herë shpreh dhimbjen dhe mbështetjen time për familjet e viktimave”, përfundon ministri.
Greece’s Transport Minister Kostas Karamanlis resigned following the country’s rail disaster.
“I consider it my duty to do this as a minimal sign of respect for the memory of the people who left so unfairly”.pic.twitter.com/jMFOL01jt6— SemperFidelis17 (@FidelisSemper17) March 1, 2023

