Ballina Lajmet Kosovë Ministri në detyrë, Armend Muja thërret në takim përfaqësues të fermerëve pas...

Ministri në detyrë, Armend Muja thërret në takim përfaqësues të fermerëve pas protestës

Pas protestës së fermerëve të qumështit para Ministrisë së Bujqësisë, ministri në detyrë, Armend Muja ka thirrur në takim tre përfaqësues të prodhueseve vendorë.

Ministri këtë vendim e mori menjëherë pas përfundimit të protestës, kur edhe u ftuan tre përfaqësuesit.

Ndërkohë, kërkesat e fermerëve ishin të qarta, të rifillojë menjëherë grumbullimi i qumështit, të bëhet publikimi urgjent i rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore.

Gjithashtu u kërkua të rikthehen çmimet e mëparshme të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave.