Ministri rus: Forcat paqeruajtëse në Ukrainë do shkaktojnë përballje NATO-Rusi

Ideja e Polonisë për të dërguar forca paqeruajtëse në Ukrainë mund të shkaktojë një përplasje të mundshme mes Rusisë dhe NATO-s.

Ishte kjo deklarata e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili nder të tjera shtoi se autoritetet ukrainase nuk po u përmbaheshin propozimeve fillestare për të arritur armëpushim.

Në samitin e nesërm të NATO-s, Polonia është shprehur se do të propozojë që në Ukrainë të dërgohet një mision paqeruajtës.

Prej 28 ditësh Ukraina është nën bombardimet ruse. Presidenti Zeneski deklaron se populli ukrainas është në prag të mbijetesës.

Luftime të ashpra raportohen në Kharkiv dhe Mariupol, ku forcat detare ruse po bombardojnë edhe në periferi të portit më të rëndësishëm të vendit, Odessa.

Kjo është pjesë e planit të Moskës për të bllokuar hyrjen e Ukrainës në Detin e Zi. Gati 90% e qytetit të Mariopulit është bombarduar. /euronews