Ministri Vitia diskuton me Ambasadorin e Turqisë, Çağrı Sakar për COVID-19

Sot në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministri Vitia priti në takim Ambasadorin e Turqisë Çağrı Sakar.

Në këtë takim Ministri Vitia njoftoi Ambasadorin Sakar për situatën epidemiologjike në Kosovë, ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, fillimin e vaksinimit në masë dhe të gjitha përgatitjet e bëra sipas planit.

Në anën tjetër, Ambasadori Sakar përgëzoj Ministrin Vitia për arritjen e marrëveshjes me prodhuesin Pfizer, arritje kjo që jep shpresë në arritjen e qëllimit për ruajtjen e shëndetit publik.