Ministria e Forcës së Sigurisë ia dorëzon ekzekutivit Projektligjin me opinionet e saj

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot do t’ia dorëzojë Projektligjin për FSK-në Qeverisë së Kosovës.

Kështu ka thënë dje ministri Haki Demolli në një intervistë për KosovaPress.

Sipas tij, Projektligji për FSK-në i është dorëzuar Ministrisë së Forcës për të dhënë opinionin lidhur me ndryshimet në të.

Demolli tha se grupet punuese kanë punuar në shqyrtimin e tij dhe se për sot është planifikuar që fillimisht të prezantohet para menaxhmentit të FSK-së, e më pastaj të njëjtit ta dorëzojnë në Qeveri.