Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023.

Konkursi për rekrutimin e kadetëve do të jetë i hapur nga 09.06.2022, deri më 23.06.2022.

“Ministria e Mbrojtjes fton të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftim i plotë:

Njoftojmë të gjithë të rinjtë e të rejat, shtetase të Republikës së Kosovës, se Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023
Konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në këto qendra:

– Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së – Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark”;

– Akademinë Ushtarake të Republikës së Turqisë;

– Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë; dhe

– Akademinë e Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 09.06.2022 deri më 23.06.2022.

Aplikimi është online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta gjeni edhe në web-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, https://mod.rks-gov.net.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org//

Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 603-355/199.

Ministria e Mbrojtjes fton të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes.
Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria jonë me mision të shenjtë, prandaj do të përzgjidhen vetëm më të mirët nga më të mirët.

Vazhdojmë së bashku drejtë sukseseve të radhës!.