Një dron që ishte konstatuar se kishte dalë jashtë kontrollit teksa po i afrohej hapësirës ajrore turke mbi Detin e Zi është rrëzuar, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të publikuar në platformën sociale turke NSosyal, ministria bëri të ditur se një objekt ajror që po i afrohej hapësirës ajrore të Turqisë mbi Detin e Zi u zbulua dhe u monitorua në përputhje me procedurat e përcaktuara.
Për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore kombëtare, u angazhuan avionë luftarakë F-16, si ata të caktuar nga NATO, ashtu edhe ata nën kontroll kombëtar, të cilët u vunë në gjendje gatishmërie.
Pas vlerësimit se objekti ajror ishte një dron që kishte humbur kontrollin, ai u rrëzua në një zonë të sigurt, jashtë zonave të banuara, me qëllim parandalimin e çdo dëmi të mundshëm, shtoi ministria.






