Miratohet plani për xhaminë e madhe në Blackburn

Planet e vëllezërve muslimanëve britanikë të cilët zotërojnë zinxhirin e supermarketeve Asda për të ndërtuar një xhami “historike” në veriperëndim të Anglisë janë miratuar.

Projekti prej £5 milion për të ndërtuar xhaminë në Blackburn nga vëllezërit e motrat miliarderë ishte përballur me kundërshtime për lartësinë e minareve të saj dhe zhurmën që mund të shkaktonin ato njoftoi të premten BBC.
Sidoqoftë, këshilli lokal miratoi planet pasi Fondacioni Issa ra dakord për të adresuar 21 çështjet që ishin ngritur.
Këshilltari Phil Riley i tha BBC se do të ishte një “objekt mbresëlënës” i cili “mund të rrisë vetëm frymën e qytetit”.
Leja për zhvillimin e projektit në vendin e një ish-shkollë u dha të enjten.
Ndër shqetësimet e ngritura nga këshilltari i Liberal Demokratëve Paul Browne në një komitet në lidhje me xhaminë ishte lartësia e minareve dhe zhurma e krijuar nga ezani.
Sidoqoftë, menaxheri i planifikimit Gavin Prescott tha se kullat e propozuara prej 29 metrash konsiderohen të përshtaten me zonën përreth me dy kishat lokale.
Ai shtoi se zhurma do të kufizohej me mosvendosjen e altoparlantëve.
Riley, udhëheqësi i këshillit për rigjenerimin të qytetit, tha se nuk do të ishte një xhami e zakonshme dhe do të ishte një ndërtesë pikë referimi në një vend shumë të rëndësishëm.
“Me arkitekturën e saj islamike, ajo padyshim reflekton fytyrën në ndryshim të Blackburnit modern … dhe kjo do të tregojë Blackburnin nën hijën e re të një vendi ku ka diversitet, por edhe ku bashkohen komunitetet,” shtoi Riley.
Fondacioni Issa ka premtuar gjithashtu £30,000 për të përmirësuar sigurinë në një kryqëzim afër xhamisë dhe të punësojë punëtorë për të zvogëluar rreziqet e sigurisë rrugore. /Mesazhi.com