Ballina Sport Boterori 2026 Norvegjia – Franca, derbi i mbrëmjes në Kupën e Botës

Norvegjia – Franca, derbi i mbrëmjes në Kupën e Botës

Përkundër që kanë siguruar kalimin në fazën nokaut, Norvegjia dhe Franca do të përballen në derbin e xhiros së tretë të Grupit I në Kupën e Botës.

Kjo ndeshje, luhet sonte prej orës 21:00 në “Gillette Stadium” dhe vë përballë super-sulmuesit Erling Haaland te Norvegjia dhe Kylian Mbappe te Franca.

Si Franca ashtu edhe Norvegjia, i kanë fituar dy ndeshjet e para të grupit dhe ndajnë dy pozitat e para me nga gjashtë pikë të mbledhura.

Po ashtu, Mbappe dhe Haaland kanë shënuar nga katër gola deri më tani, nga dy gola në secilën ndeshje dhe përballja e tyre pritet të jetë interesante pasi dy sulmuesit janë në garë për “Këpucën e Artë” të Botërorit.

Ndërkohë, dueli tjetër i këtij grupi, që nuk ka edhe ndonjë rëndësi të madhe është ai ndërmjet Senegalit dhe Irakut, kombëtare këto që kanë pësuar humbje në dy ndeshjet e para.

Ai Senegali ashtu edhe Iraku, janë në kërkim të fitores apo pikës së parë në Botërorin që po mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Edhe kjo ndeshje nis nga ora 21:00 dhe zhvillohet në Toronto të Kanadasë.