Miraxhi dhe ne…

Prof. Adnan Simnica

Në natën e Miraxhit u bë obligim namazi, i cili është i vetmi adhurim që u obligua prej Allahut të Madhëruar përmbi shtatë qiej dhe pa ndërmjetësimin e Xhibrilit, a.s., pra, drejtpërdrejt tek Muhamedi, a.s.
Muhamedi, a.s., ishte mysafir i Tij fiziko-shpirtërisht, kurse ne jemi mysafirë të Tij shpirtërisht përgjatë namazit tonë, i cili na mban të lidhur me Atë pa ndërmjetësues dhe në vazhdimësi. Prandaj shumë dijetarë islamë thanë se “Miraxhi i besimtarit është namazi”.
Zoti i Madhëruar dëshmoi mbi vërtetësinë e Israsë dhe Miraxhit me fjalët:
“I madhëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Qabeja në El Aksa…”
(Kuran, El Isra: 1)
Zot, çliroje xhaminë El Aksa, AMIN!

Nga: Prof. Adnan Simnica