U bëfsh pastrim për trupin tonë, lartësim për shpirtin tonë, reflektim për mendjen tonë,
freski e qetësi për kraharorin tonë,
falës për gjynahet tona,
largim për brengat dhe sikletet tona,
afrim dhe pajtim për zemrat tona.
Qofsh shërim për të sëmurët tanë,
mëshirë për të vdekurit tanë, zgjidhje dhe rrugëdalje për nevojtarët tanë,
udhëzim për fëmijët tanë,
largim nga e keqja dhe kthim nga e mira për të rinjtë tanë.
Sjellsh mëshirë për gjynahet tona,
dritë dhe lehtësi për sprovat tona, begati për familjet tona,
forcë për dobësitë tona,
bashkim për ndarjet tona.
Sjellsh mbrojtje, paqe, bekim dhe zhvillim, sidomos për vendet tona.
Amin![]()
![]()
![]()
Hoxhë Ferid Piku







