Mishi polak i sëmurë u eksportua në dhjetë vende europiane

Pothuajse tre tonelata mish i gjedheve të sëmura, të therur në mënyrë të paligjshme në Poloni, është eksportuar në dhjetë vende, tha të enjten inspektorati veterinar i Polonisë. Tani për tani, asgjë për të sinjalizuar në anën e Zvicrës, transmeton Albinfo.ch.

“2.7 tonelata janë shitur në vendet e BE-së” (Finlandë, Hungari, Estoni, Rumani, Suedi, Francë, Spanjë, Lituani, Portugali dhe Sllovaki), tha kreu i shërbimeve veterinare polake, Pawel Niemczuk.

“Listat e shpërndarjes janë etabluar dhe mallrat janë hequr nga kompania që i ka dërguar”, shtoi ai, duke plotësuar se mishi u hoq shpejt nga tregtia dhe se disa vende tashmë e kishin shkatërruar atë.

Jaroslaë Pinkas, një zyrtar i inspektimit shëndetësor, tha se “mund të hahen në mënyrë të qetë produktet e gjedheve”, sepse nuk ka pasur kërcënime për shëndetin, e as kërcënim biologjik, transmeton Albinfo.ch.

Shërbimet sanitare të Ministrisë së Bujqësisë kanë gjetur “795 kg” të mishit polak të dëmtuar në “nëntë kompani” të sektorit agro-ushqimor në Francë, njoftoi të premten ministri Didier Guillaume.

Nga kjo shifër, “150 kilogramë tashmë janë gjetur” në kompanitë e mashtruara franceze të përpunimit, tha ministri dy ditë pas njoftimit nga Prokuroria Ostroleka në Poloni, për hapjen e një hetim për therjen dhe tregtinë e kafshëve të sëmura.

Rasti u zbulua nga një hetim nga një gazetar televiziv në Poloni, TVN24, i cili kaloi tre javë në thertoren Kalinowo, transmeton Albinfo.ch. Ai ka publikuar imazhe të kafshëve të lidhura rreth qafave të tyre, dukshëm të sëmura, të futura në një kamion, pastaj trupa dhe pjesë të mishit të grumbulluara, padyshim të papërshtatshëm për komercializim.