Mjalti duhet të përdoret me lugë druri apo metalike?

A është e vërtetë kjo teori dhe ku bazohet?
A është e vërtetë se me vite e shekuj kemi bërë zgjidhjen e duhur duke ngrënë me lugë druri?
Cila është e vërteta e kësaj teorie?

Pothuajse me vite apo gjeneratë pas gjenerate është e njohur teoria se mjalta përdoret me lugë druri, në të kundërtën i humbet vlerat ushqyese dhe dobitë shëndetsore.

E vërteta është se mjalti mund të hahet me një lugë druri, plastike ose metali. Pra mjalti mund të përdoret me të gjitha lugët pa qenë e nevojshme të bëjmë përzgjedhje dhe mjalti nuk do të humbas vetitë e tij.

Ka shumë rëndësi që mjaltin të mos e përdorim me gjëra të ngrohta si çaj apo qumësht të ngrohtë pasi në këtë mënyrë i shkatërrojme vlerat që ka.

Ku bazohet teoria e kundërshtimit të përdorimit të mjaltës me lugë metalike?

Konkretisht, argumentohet se nëse konsumojmë mjaltë me një lugë metalike, ndodh një reaksion kimik midis mjaltit dhe lugës. Meqenëse mjalti ka një pH të ulët (mjedis acid) ai shkakton gërryerje të metalit dhe kështu mjalti humbet vetitë e tij. PH i saj është rreth 3.9 dhe në këtë rast, do të nënkuptojë që shumë ushqime nuk kanë nevojë të hahen me lugë metalike dhe nëse do të ndiqnim këtë logjikë, atëherë me një lugë metalike nuk duhet të hamë djathë, lakër turshi, qumësht të thartë, turshi, fruta, domate dhe ushqime të tjera të panumërta që kanë më shumë aciditet se mjalti.

Luga prej metali është bërë nga një material inert d.m.th. është projektuar në mënyrë që të mos pësojë ndonjë reaksion kimik me ushqimin gjatë përdorimit normal. Kuptohet mjalti nuk do qëndroj me minuta apo ore në një lugë metalike pasi kjo do të ndikonte.

Pastaj nuk duhet të harrojmë se në mjaltin dhe përgaditjen deri në fazen finale e kalojmë nëpër makineritë metalike, koshat e mjaltit janë gjithashtu metal, etj. Pra, para vendosjes në kavanoz të qelqit mjalta gjithsesi është në kontakt me pjesën metalike të mjeteve që përgatitet, madje është shumë më gjatë në kohë sesa mund të që ndërroj në një lugë metalike gjatë përdorimit.

Si përfundim mund të themi se ky është në të vërtetë një mit që njerëzve u pëlqen ta rrëfejnë dhe kalojnë brez pas brezi sa që sot pothuajse ska njeri që nuk e beson.

Kur në të vërtetë mjalta e humbet vlerën dhe vetitë shëruese që ka?

Mjalta e humbet vlerën dhe vetitë shëruese nëse përdoret me pije shumë të ngrohta mbi 40 gradw C. Tradita e pirjes se qajit të nxehtë me mjaltë dhe pak limon nuk kemi bërë asgjë më shumë sesa kemi pirë një në çaj të nxehtë pa asnjë efekt te theksuar shërues apo vlerë nutritive, pra në një çaj të nxehtë me mjalte dhe limon efekti i vitaminave dhe mineraleve humbet dhe kurimi është i njëjtë sikur të pini çajin me sheqer të rregullt dhe pluhur limoni !!!

Mjalta është më se miri të përdoret direkt pa u vendose në pije tjera, nëse e vendosni pija duhet të jetë e vakët dhe te mos e kaloj në asnjë manyrë 40 gradë C. E mira do ishte të mos e kalonte as 30 grade C. Kjo vlen jo vetëm për mjaltin, por edhe për produktet e tjera të bletëve (polen, propolis, qumësht blete etj.)

Mrekullitë e shumta shëndetsore të mjaltit

Mos harroni mrekullitë që fshihën pas produktit të quajtur mjaltë!

Gjëja më e rëndësishme për të mbajtur mend është që ju duhet të hani mjaltë për të ndihmuar trupin tuaj dhe për ta mbajtur atë të shëndetshëm.
Mjalti është produkti më i përsosur, i cili përmban pothuajse të gjithë përbërësit që përbëjnë trupin e njeriut. Mjalti përmban aminoacide si dhe komplekse të vitaminës B, vitaminë A, niacinë dhe midis lëndëve minerale, kalcium, fosfor, magnez, hekur etj. që vijnë nga nektari në raport me llojshmërinë e luleve që bletët i kanë shfrytëzuar si dhe nga klima dhe stina e vitit. Mjalti ndikon në funksionimin më të mirë të sistemit imunitar, sistemi limfatik dhe qarkullimit të gjakut. Mjalti përmban në veti sasi të pasur të glukozës, fruktozave, vitamina të shumta, minerale, aminoacide, flavonide dhe hidroperokside etj., duke ndikuar direkt në shëndetin tonë. Mjalti pa asnjë dyshim mbetet njëri prej produkteve ushqimore më të shëndosha, dhe me efikasitet shumë të lartë shërues.

Për në fund urojmë: ju raftë luga në mjaltë?

Nuk është e thënë cila lugë, mund të jetë e drurit apo metalike.

Për efektin e plotë shërues mjalta duhet të shoqërohet me një qaj të vakët të përgaditur nga duart e arta të bashkëshortit dhe të servuar me buzëqeshje e dashuri. Provojeni nuk do të pendoheni!FM
Nga: Ismail Lutolli – specialist Pediatër
Subspecialist Dietolog-Nutricionist Subspecialist
Hematolog ; Onkolog