Model Y vs Cybertruck – si dolën në testin e përplasjes dy modelet e prodhuesit Tesla?

Entuziastët e makinave kanë futur në teste të përplasjes dy modele të prodhuesit Tesla, atë Model Y dhe modelin e sapo lansuar Cybertruck.

Testimi i të dyja modeleve është bërë në tre mënyra sipas një videoje të publikuar nga Wham Baam Teslacam.

Siç shihet në video, testimi i parë ishte për pjesën e përparme të automjeteve, testimi i dyti ishte në pjesën anësore dhe i fundit ishte testimi i rrokullisjes.

Testimi i dy automjeteve ishte montuar në një video të përbashkët.

Por, si dolën në këto teste dy modelet e prodhuesit amerikan të automjeteve elektrike Tesla.

Atëherë, në bazë të asaj që shihet, dëmi ishte dukshëm më i madh në automjetin Model Y.