Modeli Mistral i Bugatti që kap vlerën e afro 5 milionë eurove

Bugatti Mistral është modeli që prodhuesi i automjeteve nuk kishte në plan të prodhonte.

Kjo pasi siç shpjegohet nga Bugatti, heqja e çatisë që planifikohej ta dallonte këtë model nga të tjerët, kërkonte një rishikim të veçorive aerodinamike të Chiron.

Megjithatë, duket se marka franceze ka ndërruar mendje.

Qëllimi i modelit Mistral ishte të ridizajnohej një roadcoster që mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej mbi 420 km/h, me një motor 8.0 litërsh W-16.

Dizajni pa çati ka lejuar që shoferit dhe pasagjerit të përparmë t’i ofrohet një pamje më e mirë sesa në modelin me çati të mbyllur.

I planifikuar për të filluar dërgesat gjatë vitit 2024, Mistral ka një çmim rreth 5 milionë dollarë (4,639,250 euro). Bëhet e ditur se, i gjithë prodhimi prej 99 njësive tashmë është shitur.

Ndërsa Mistral do të jetë vetura e fundit rrugore e Bugattit e fuqizuar nga motori W-16, prodhimi i tij do të zëvendësohet me veturën e garave Bolide.

Gjithashtu, gjatë këtij viti Bugatti pritet të prezantoj pasardhësin e Chiron me një motor të ri hibrid, i cili pritet të hyjë në prodhim në vitin 2026.