Mogherini vlerëson vullnetin për largimin e mureve dhe ndërtimin e urave

Udhëheqësja e diplomacisë në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini e ka mirëpritur zbatimin e shpejtë të marrëveshjes për rihapjen e urës në Mitrovicë.

Ajo ka deklaruar se udhëheqësit e rajonit me këto veprime po tregojnë kurajo dhe vizion “për largimin e mureve dhe po përqendrohen në ndërtimin e urave”, transmeton lajmi.net

Ajo ka deklaruar se angazhimi konstruktiv i dy palëve shihet në dy takimet e fundit të dialogut në Bruksel, që sipas saj sollën rezultate dhe treguan se negociatat janë zgjidhja më e mirë e problemeve.