Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Moldavia njofton për një kërcënim me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kishinaut

Moldavia njofton për një kërcënim me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kishinaut

Moldavia njoftoi të premten se në Aeroportin Ndërkombëtar të Kishinaut, në kryeqytetin e vendit, është dhënë alarm për bombë, transmeton Anadolu.

Policia Kufitare e Moldavisë tha në një deklaratë se efektivët e saj kanë ndërhyrë për të evakuuar pasagjerët dhe stafin nga aeroporti, ndërsa njësitë e specializuara të Ministrisë së Brendshme të vendit janë nisur drejt vendngjarjes.

“Procedurat e regjistrimit të pasagjerëve janë pezulluar dhe fluturimet e planifikuara mund të pësojnë ndryshime”, thuhet në deklaratë, ku personave me fluturime të planifikuara për sot u është bërë thirrje të kontrollojnë statusin e fluturimit në tabelën onlajn të informacionit të aeroportit.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se detaje të mëtejshme do të bëhen të ditura në varësi të zhvillimeve.