Ende shumë qytetarë nuk e kishin parë të nevojshme përdorimin e një forme të re pagesash dixhitale dhe ata përdornin aktualisht shërbimet e Alipay, një filial i Alibaba dhe WeChat Pay një shërbim i Tencent.
Visa ka paguar prej vitesh që të jetë përpunuesi i vetëm i pagesave në Lojërat Olimpike. Por në Lojrat Olimpike Dimërore të këtij viti që u mbajtën në Pekin, Visa pati konkurrencë nga vetë qeveria Kineze.
Vizistorët pasi skanin pasaportat, mund të këmbenin monedhat e huaja për eCNY, një monedhë dixhitale e cila po lançohet në Kinë nga banka qendrore e vendit, Banka e Njerzve të Kinës.
Vizitorët mund të konvertonin paratë duke përdorur një kartë apo aplikacion mobil për të paguar çdo në Fshatin Olimpik.
Kina lançoi projektin pilotin e parë në parasë dixhitale në 2019-ën, por pasi eCNY u shfaq në Lojërat Olimpike u pa se ishte një projekt me ambicie globale. Si vendi i parë i madh që lançon një monedhë dixhitale në shkallë të gjerë, Kina është përpara SHBA-ve dhe shumë vendeve të tjera ku koncepti i një paraje zyrtare dixhitale është ende në fazë diskutimi.
Ideja e një paraje shtetëtore dixhitale është që të përmirësojë efikasitetin dhe të nxisë inovacionin në shërbimet financiare. Por ekspertët e teknologjisë e shohin projektin e ri të vendit, njohur si juani dixhital, si një formë e re mbikëqyrjeje shtetërore dhe kontrolli social. Shefi i Agjencisë Britanike të Inteligjencës (GCHQ), Jeremy Fleming, paralajmëroi në Nëntor gjatë një fjalimi se Pekini mund të përdorë monedhën dixhitale për të mbikëqyrur qytetarët e saj dhe për të shmangur sanksionet ndërkombëtare.
Në të njëjtën kohë, monedha dixhitale e Kinës ka pasur një start të ngadaltë. Banka e Njerëzve të Kinës raportoi se aplikacioni i saj zyrtare eCNY kishte 261 milionë përdorues në fund të 2021 dhe deri më 31 Gusht më shumë se 100 miliardë juanë, (ose 14 miliardë dollarë) janë shkëmbyer gjatë 360 milionë transaksioneve. Këto numra janë modestë krahasuar me madhësinë e popullsisë dhe ekonomisë së Kinës, por pritet të rriten pas një ekspansioni të fundit të dy testimeve të juanit dixhital në Kinë. Në 40 provinca dhe qytete.
Ndryshe nga një kriptomonedhë si Bitcoin, juani dixhital lëshohet direkt nga banka qendrore e Kinës dhe nuk mbështetet mbi një blockchain. Monedha ka të njëjtën vlerë me juanin e vërtetë dhe për konsumatorët eksperienca e përdorimit të juanit dixhital nuk ndryshon aspak nga asnjë formë tjetër pagese elektronike.
Qytetarët Kinezë po inkurajohen të adoptojnë juanin dixhital nga qeveria qendrore dhe autoritetet lokale. Përgjatë verës testimet filluan në qytetet e provincës së Fujian, një provincë në jug të vendit që hoston një pjesë të madhe të tregtisë ndërkombëtare.
Një qytetar i huaj i cili kërkoi të ruante anonimitetin për The Wired tha se pagesat e juanit dixhital pranoheshin në supermarkete dhe dyqane të ndryshme në kryeqytetin e Fujian pak ditë pas njoftimit.
Ende shumë qytetarë nuk e kishin parë të nevojshme përdorimin e një forme të re pagesash dixhitale dhe ata përdornin aktualisht shërbimet e Alipay, një filial i Alibaba dhe WeChat Pay një shërbim i Tencent.
Strategji të tjera të promovimit të adoptimit ishte rimbursimi i një pjese të shpenzimeve. Gjatë festivalit Qixi vitin e kaluar, banka Kineze ICBC ofroi 20 çifteve të para që martoheshin në zyrat e autoriteteve lokale një kartë me 199 juanë dixhitalë, ose 30 dollarë.
Edhe pse incentivat kanë qenë modeste deri më sot, adoptimi i shpejtë nuk është ende prioriteti kryesor i Kinës. Banka qendrore po ndërton infrastrukturën e nevojshme për të mundësuar adoptim masiv në vitet e ardhshme duke regjistruar tregtarët, adaptuar sistemet bankare dhe zhvillimin e aplikacioneve për kujdesin shëndetësore apo transportin.
E gjitha kjo vë themelet që eCNY të bëhet sistemi kryesor i pagesave në Kinë pas 10 apo 15 vitesh.
Kina është lider global në këtë drejtim duke parë sesa larg kanë shkuar, sa njerëz po e përdorni dhe madhësinë e vendit.
Në fillim të këtij muaji banka qendrore Kineze tha se do të fillonte linçimin e një versioni dixhital të Rupisë. Brazili kishte planifikuar një real dixhital këtë vit por e shtyu në 2024. Banka Qendrore Evropian po studion një euro dixhitale ndërsa Presidenti Amerikan Biden dhe Kongresi kanë bërë thirrje për zhvillimin e dollarit dixhital.
Projekti i Kinës motivohet nga lidershipi i vendit që e ka parë gjithnjë Kinës në vijën e dytë të adoptimit të teknologjive të hershme nga eksplorimi i hapësirës tek interneti. Presidenti Xi Jinping vazhdimisht bën thirrje që Kina të bëhet lider në zhvillimin e ekonomisë dixhitale.
Kina është në pozita më të favorshme se Perëndimi për zhvillimin e monedhave dixhitale sepse sistemi i saj bankar është i ri krahasuar me vendet si SHBA-ja.
Deri në mesin e viteve 2010, qytetarët Kinezë në qytetet e mëdha kishin kaluar në përdorimin e Alipay dhe WeChatPay. Nga fundit i 2021 llogaritet se 64% e qytetarëve Kinezë përdorin sistemet mobile të pagesave.
Një arsye tjetër pse qeveria po shtyn përpara juanin dixhital është për të kontrolluar sesi qytetarët bëjnë pagesa. Prej vitesh kompanitë e mëdha teknologjike kanë operuar si shërbime publike duke krijuar dhe rregulluar një pjesë të madhe të industrisë financiare.
Juani dixhital mund të jetë më pak invasiv sesa një rrjet privat si ai i Alibaba apo Tencent sepse nuk do të kombinonte profilet e përdoruesve me informacionet e pagesave. Por nga ana tjetër i jep qeverisë më shumë akses në jetët e njerëzve. Nëse dikush del kundër qeverisë, portofoli i tij dixhital mund të zhduket në pak sekonda. /PCWorld Albanian