Morawiecki: BE nuk mund t’u vendosë vendeve anëtare ligje të pazbatueshme

Roli i Bashkimit Evropian është të mbështesë zhvillimin e vendeve, pa u imponuar atyre ide në kundërshtim me historinë dhe identitetin vetjak dhe pa u imponuar atyre zgjidhje ligjore që janë të papajtueshme me sistemin e tyre juridik, deklaroi kryeministri polak Mateusz Morawiecki, në një video-mesazh të transmetuar gjatë konventës kombëtare të ultranacionalistëve spanjollë të partisë ”Vox”.

“Ne nuk mund ta lëmë këtë aspekt në duart e atyre që nuk e kuptojnë se njësia nuk është homologim. Ne duhet ta mbrojmë dallimet e bashkësive kombëtare, pasi për shkak të këtyre dallimeve qëndron dhe varet edhe forca e kontinentit tonë”, shtoi kryeministri polak.

“Evropa është shtëpia jonë e përbashkët, ku jetojnë kombe të ndryshme dhe secili duhet të ketë të garantuar një zhvillim të tillë sovran”, theksoi ai.

Më 7 tetor, Gjykata Kushtetuese e Polonisë, e drejtuar nga gjyqtarja Julia Przylebska, vendosi që disa rregulla të BE-së janë të papajtueshme me Kushtetutën e Polonisë, një vendim që ka shkaktuar irritim në BE. /atsh