Morawiecki: Ideologjia e Putinit duhet çrrënjosur

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki deklaroi për të përditshmen britanike The Telegraph se mbështetja për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë nuk është e mjaftueshme, por ideologjia e re monstruoze e presidentit rus duhet të çrrënjoset tërësisht.

“Kur flas me të rinjtë, historia e shekullit të 20-të u duket si një përrallë e tmerrshme. Duket e pamundur që Hitleri apo Stalini mund të kthehen në kohën tonë. Megjithatë, iluzioni që historia nuk mund të përsëritet u zbulua më 24 shkurt të këtij viti. E paimagjinueshme u bë fakt kur raketat ranë mbi Kiev, Kharkiv dhe qytete të tjera të një shteti sovran, demokratik në zemër të Evropës”, tha Morawiecki.

Kryeministri Morawiecki vuri në dukje se gjatë një parade në Moskë të hënën për të përkujtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore, Presidenti rus Vladimir Putin i prezantoi botës mitologjinë e fitores ruse ndaj nazizmit, duke injoruar faktin se ndërsa Ushtria e Kuqe mundi makinën luftarake të Hitlerit, ajo solli skllavërinë në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Ai shtoi se rilindja e Evropës do te ishte e mundur vetëm nëse do të ndërtohej një sistem në të cilin lufta dhe totalitarizmi nuk do të lejoheshin më kurrë. /atsh