Mos blej më qumësht bajamesh. Ja receta për ta përgatitur atë në shtëpi!

Ajo që konsumoni është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj, në veçanti për shëndetin e qelizave trupore.

Kur bëhet fjalë për konsumimin e qumështit ka shumë kundërthënie, megjithatë ajo që është e sigurt është fakti se qumështi përmban një numër të konsiderueshëm vitaminash për të cilat trupi ynë ka shumë nevojë si: kalcium, yndyrna, proteina, vitamina D. Mjekët këshillojnë që konsumimi i qumështit të jetë i përditshëm, edhe pse shumë njerëz nuk e pëlqejnë atë.

Kohët e fundit po rritet konsumi i qumështit të bajameve, dhe studimet tregojnë se ky qumësht ka dyfishin e sasisë së kalciumit sesa qumështi tradicional. Ky qumësht i shëndetshëm gjithashtu është treguar i efektshëm në uljen e kolesterolit. Ai përmban sasi të mëdha të vitaminës E dhe vitaminës D, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit.

Duke konsumuar këtë lloj qumështi në vend të prodhimeve tradicionale të qumështit ju do të mund të humbni peshë. Sigurohuni që të blini qumështin e pa sheqer për të maksimizuar potencialin e zvogëlimit të yndyrës.
recetë të shëndetshme të qumështit me bajame;

Qumësht bajamesh për gjumë të mirë

Këtë recetë të shijshme mund ta bëni lehtë në shtëpi. Po ashtu duke e konsumuar këtë pijë çdo natë do të keni përfitime të mëdha shëndetësore. Ja çfarë ju duhet;

1 filxhan bajame të papërpunuara
2 gota ujë
(opsionale)mjaltë, vanilje, ose sheqer për shije

UDHËZIME

Lëri bajamet brenda natës në ujë të ftohtë. Shpërlani dhe shtoni në blender me dy gota ujë dhe përzieni për dy minuta derisa të keni një përzierje homogjene. Shtoni sipas dëshirës ëmbëlsues, mjaltë, vanilje ose sheqer të kaft.

Për përgatitjen e kësaj pije duhet të keni blender dhe një kulluese. Pasi ta keni përzier përbërjen në blender ju duhet ta kullon atë dhe ta vendosni në një shishe qelqi. Atë mund ta ruani në frigorifer deri në dy ditë.