Moska thotë se s’e njeh Gjykatën e Hagës për krimet e luftës

Moska ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e një gjykatë ndërkombëtare në Hagë, që është paralajmëruar se do të iniciohet ndaj krimeve ruse në Ukrainë, raportoi TheGuardian.

“Ne nuk e njohim këtë gjykatë, nuk e njohim juridiksionin e saj”, tha para mediave, Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Mediumet “New York Times” dhe “Reuters” raportuan të hënën se prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, do të iniciojë zyrtarisht dy raste të krimeve të luftës si dhe do të lëshojë urdhërarreste për disa rusë që po konsiderohen përgjegjës për rrëmbimin masiv të fëmijëve ukrainas.

Nëse kjo nismë do të ishte e suksesshme, do të ishte hera e parë që zyrtarisht lëshohet një urdhër i tillë për agresionin rus.

Këtë “betejë” me krimet ruse po e zhvillon prokurori Karim Khan. Qëkur nisi lufta, ai i ka bërë tri udhëtime në Ukrainë dhe i ka vizituar zonat ku dyshohet se janë kryer krime lufte.

Rusia i ka mohuar krimet e saj në Ukrainë, ndërsa tha se shënjestër e ka pasur infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, e njohur si Gjykata e Hagë, është institucioni më i lartë i drejtësisë në Bashkimin Evropian.

Ajo vepron edhe si gjyq ndërkombëtar si dhe si gjykatë e brendshme e shteteve anëtare.

Në marsin e vitit të kaluar, Rusia ishte përjashtuar nga Këshilli i Evropës. /koha