Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftim.