MPJ gjermane: Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë thotë se Serbia duhet që të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa u vonuar.

Sipas njoftimit, përshkallëzimi i mëtejshëm mes Serbisë dhe Kosovës duhet të shmanget, përcjell teve1.info

“Duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë. Së bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht.