MSH del me njoftim të rëndësishëm për vaksinimin masiv të qytetarëve në Kosovë

Në Kosovë ka filluar sot vaksinimi në masë më vaksinën kundër COVID-19.

MSH ka njoftuar se bazuar në Planin e Veprimit për vaksinimin e qytetarëvë në masë me Vaksinën kundër COVID-19 dhe në Planin Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 (faza II) , vaksinimi po vazhdon me kategorinë e personave të moshës mbi 65 vjeçare, personat më sëmundje kronike dhe, ditëve në vijim do të vazhdohet edhe me kategoritë e tjera të parapara në fazën e dytë të vaksnimit, përfshirë forcat e sigurisë, të ndërlidhura me menaxhimin e COVID-19.

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëvë që në qendrat e vaksinimit të paraqiten vetëm pasi të kenë marrë thirrjen apo njoftimin për vaksinim, sipas termineve të përcaktuara përmes platformës eKosova. (https://ekosova.rks-gov.net/).

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëvë që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit në koumunën e tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket:

Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit osë ndonjë dokumenti valid;

Të sëmurët kronikë – përmes dëshmive shëndetësore;

Forcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë) dhe kështu me me radhë.

Nëse të njëjtit nuk i paraqesin këto dokumente/dëshmi në qendrat e vaksinimit, nuk do të vaksinohen.

MSh u bën thirrje sërish qytetarëve që të shfrytëzojnë platformën eKosova për të aplikuar për marrje të vaksinës kundër COVID-19 dhe të ndjekin udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me vaksinimin si proces.