Kur e pershkruajm Muhamedin a.s. mund te themi keshtu, ai ishte :
1. Njeriu i të gjithëve — përfaqëson çdo racë e kulturë, eshte i mundshem per te gjithe.
2. Njeriu i dijes — solli shpalljen në prag të epokës se leximit dhe dijes.
3. Njeriu i hapjes — erdhi në pragun e globalizimit njerëzor.
4. Njeriu i moralit — mbi të cilin u ndërtua shpallja.
• Muhamedi lokal – njeriu që jetoi, punoi dhe u përball me rrethanat e kohes dhe aspektet teknike kulturore.l
• Muhamedi global – profeti që doli përtej kufijve të vendit, kulturës dhe kohës, duke u bërë model për mbarë njerëzimin.
Prandaj, për ta kuptuar Islamin, duhet ta kuptojmë më parë Muhamedin si njeri, sepse ai vetë është përkthimi i gjallë i shpalljes.
Dallimi më i madh mes Muhamedit (a.s.) dhe pejgamberëve të mëparshëm, si Musai dhe Isai, është karakteri i tij universal.
Musai (a.s.) ishte profet kombëtar për Beni Israilët; Isai (a.s.) erdhi në një shoqëri të caktuar me kufij kulturorë.
Por Muhamedi (a.s.), si pejgamberi i fundit, duhej të kishte një personalitet që përfaqëson gjithë njerëzimin —
Ai është “njeriu i të gjithëve”, dhe njëkohësisht njeriu i moralit.
Karakteri universal
Ai u dërgua në prag të globalizimit të parë njerëzor — kur popujt nisën të lidhen, kur po fillonte epoka e shkrimit, diturisë dhe komunikimit.
Prandaj edhe fjala e parë që i zbriti ishte: “Lexo!” (اِقْرَأْ).
Kjo tregon se ai është “Profeti i dijes dhe i librit”, i epokës kur njerëzimi do të hyjë në valën e dijes dhe të mendimit.
Për këtë arsye, ai ishte i paarsimuar (ummij) jo nga mungesë diturie, por që të pranojë diturinë e pastër nga Zoti, pa ndikime të mëparshme njerëzore — një dëlirësi për ta bërë bartës të shpalljes hyjnore.
Ndërprerja e izolimit dhe ardhja e universales
Para tij, popujt ishin të mbyllur në vete. Ai erdhi në kufirin mes izolimit dhe hapjes, dhe vetë personaliteti i tij, si dhe mesazhi që solli, ishin të përgatitura për hapje globale.
Nuk mund të ishte si Musai (a.s.), profet kombëtar, sepse misioni i Muhamedit (a.s.) ishte të bashkojë gjithë njerëzimin mbi vlera të përbashkëta.
Keta e Muhamedi (a.s.) ka këtë ndarje:
40 vitet e para — përgatitja morale e njeriut;
23 vitet e fundit — shfaqja dhe përhapja e shpalljes.
Në shumicën e biografive, 40 vitet e para të jetës së tij përmenden në dy-tre faqe: lindja, jetimëria, puna si bari e tregtar, martesa me Hatixhen (r.a.).
Kurse 23 vitet e fundit përshkruhen me hollësi.
Por, nëse studiojmë vetëm periudhën pas shpalljes, ne njohim profetin, por jo dhe njeriun.
6. Çfarë përmbanin 40 vitet e para?
Në ato vite, s’kishte shpallje, por kishte ndërtim të karakterit.
E vetmja cilësi që e përshkonte jetën e tij ishte: moraliteti.
Jo moralitet i zakonshëm, por i rrallë, i jashtëzakonshëm, unik.
Gjithë njerëzit e njohën si “el-Emin” – “Njeriu i besueshëm”.
Pra, dy të tretat e jetës së tij ishin shkollë morali, dhe një e treta ishte shkollë shpalljeje.
Shpallja nuk zbriti mbi një boshllëk, por mbi bazamentin moral të ndërtuar për dekada.
Thelbi i mesazhit
“Nuk ka fetari të vlefshme pa moral.”
Fetaria që nuk ndërtohet mbi vlerat e moralit nuk ka vlerë shpirtërore as shoqërore.
Muhamedi (a.s.) është prova që shpallja hyjnore vjen vetëm mbi karakterin më të lartë njerëzor.
Halil Avdulli








