Nuk ka zemër që nuk ndjen qetësi kur përmendet emri i tij, nuk ka shpirt që nuk ndriçohet kur lidhet me jetën e tij.
Ai ishte njeri, por jo si të tjerët, ishte dritë që e çau errësirën, mëshirë për mbarë botët, fjalë e gjallë e së vërtetës dhe shembulli më i lartë i mirësisë.
Madhështia e tij nuk matet me pushtet, pasuri apo lavdi të kësaj bote, por me ndikimin që la në zemrat e njerëzve, me dritën që shndriti shekujt, me dashurinë që përjetë mbetet frymëzim.
Sa herë ta përmendim, ta kujtojmë me nderim dhe dashuri, sepse ai është dhurata më e madhe e Allahut për njerëzimin.
Allahu na bëftë ndjekës të denjë të rrugës së tij !
Hoxhë Sadik Avdiu








