Punët dhe sfidat rreth saj; familja dhe kërkesat e saj; shoqëria dhe sprovat rreth saj; si dhe shëndeti dhe frika ndaj sëmundjes, kanë bërë që ne të zhvendosim komplet fokusin dhe angazhimin tonë nga qëllimi final i krijimit tonë…!
Gjatë gjithë këtyre problemeve, ambicieve të tepruara, sjelljeve të pakontrolluara, dhe interesave personale, paksa kemi harruar Krijuesin tonë dhe ditën e llogarisë!
Indiferenca dhe neglizhenca jonë ndaj mirësive të Allahut xh.sh. ka bërë që ta harrojmë paksa mëshirën e pakufishme dhe kërkim faljen për vete, familjet tona, dhe kolegët tanë.
Prandaj;
Hija freskuese dhe ngazëlluese e Ramazanit ka filluar të ledhatoj zemrat dhe mendjet tona. Një ndjenjë shpëtuese që na mbron prej zullumeve (pa drejtësive) që i bëjmë vetës gjatë gjithë vitit.
Zemërgjerësia, bujaria, fisnikëria, dhe mëshira do ta përcjellin çdonjërin prej nesh i cili hap zemrën e tij që të depërtoj drita dhe ngrohtësia e Krijuesit të plotfuqishëm. Mos i mbyllni zemrat tuaja ndaj kësaj mundësie dhe oferte hyjnore!
‘A thua vallë, do t’i bëjnë ballë të gjitha sprovat dhe sfidat e jetës ata të cilët janë të shfrenuar dhe kanë tejkaluar kufijtë e caktuar prej Krijuesit.., apo ata të cilët janë edukuar dhe shkolluar në akademinë e Agjërimit’?
Lum për atë që ka shkëlqyer dhe triumfuar në këtë Akademi!
Agjërimi ndihmon fuqishëm në përmirësimin e fokusit tonë, empatisë (ndjeshmërinë për të tjerët), inteligjencës emocionale, raporteve njerëzore, dhe transformimit tonë pozitiv në të gjitha drejtimet.
Tani është shansi jonë, shfrytëzojeni maksimalisht këtë mundësi në mënyrë që t’i riparojmë të gjitha defektet tona në rrafshin njerëzorë. Këto raporte janë përcaktues të fuqishëm për pozitën tonë në shoqëri, por edhe njësi matëse e lumturisë tonë. Sipas shkencës, lumturia më e madhe e njeriut gjendet në raportet/ marrëdhëniet e tij me familjen, farefisin, shoqërinë, dhe gjitha qeniet njerëzore.
Falni të tjerët dhe kërkoni me butësi dhe urtësi që edhe të tjerët t’u falin juve. Kërkim falja dhe pranimi i gabimit apo mundësisë së gabimit, gjerësisht hapin dyert e përmirësimit në trurin dhe trupin tonë.
Uroj që ky muaj i bereqetshëm të na bëjë më të spikatur në të gjitha drejtimet që kanë të bëjnë me ne, familjen tonë, dhe shoqërinë në përgjithësi
Nxitoni, bota ka nevojë për njerëz sikur ju!
Vehbi Zeqiri
Në pozita udhëheqëse për më shumë se 30 vite








