Mustafa: Mbajtja e Haradinajt në Francë, e papranueshme

Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar ndaj shtyrjes së vendimit për lirmin e Ramush Haradinajt.

Mustafa nga foltorja e Kuvendit të Kosovës tha se një gjë e tillë është e papranueshme.

“E konsiderojmë krejtësisht të papranueshme mbajtjen e Haradinajt, dhe mos kthimin e tij në Kosovë”, tha kryeministri.

Ai ka theksuar se përmes këtyre lojërave të ulëta, për përfitime të brendshme politike, Serbia është duke keqpërdorur drejtësinë.

Ndryshe, Gjykata në Colmor të Francës ka vendosur që vendimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës ta japë më 6 prill.