Mustafa ultimatum Kurtit: Anuloje vendimin për shkarkimin e Veliut dhe hiqe taksën ndaj Serbisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar menjëherë pas vendimit të kryeministrit Kurti për shkarkimin e ministrit Veliu.

Mustafa i ka dhënë ultimatum Kurtit që të anulojë këtë vendim dhe të heq taksën deri në fund të javës.

Kreu i LDK0së ka thënë se vendimi për shkarkimin e Veliut është i papranueshëm

Ky është reagimi i Mustafës në FCB:

Qytetarë të nderuar

Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu.

Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit.

Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së.

Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike.

Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës.

Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit. IM