Mysafir në shtëpi të vet

Hoxhë Halil Avdulli

Një skenë e përsëritur në shumë shtëpi:

Një i ri apo e re në fillimin e jetës, me shëndet të mirë, në shtëpinë e prindërve të tij ose të saj.

Ngrihet në mëngjes, shkon në shkollë, lë shtratin parregulluar, sepse këtë punë do ta bëj nëna.

Rrobat i ndërron dhe i lë për t’u larë të shpërndara ku do në ndonjë cep ose kënd të shtëpisë. Është detyrë e nënës t’i mbledhë, t’i lajë, t’i hekuros dhe në fund t’i kthejë në dhomë!

I servohet ushqim gati për të ngrënë para ose pasi të kryej nuk ka nevoj të lodhet e të çoj ose të marrë ndonje pjat apo filxhan tek kuzhina, është nëna që duhet të kujdeset për këtë punë!

Ndonjëherë, në kohën e lirë mund të ulet me familjarë, por -Zoti na rujtë- me harru të shfletojë ekranin e telefonit, në mënyrë që të jetë i pranishëm online me shokët e tij me të cilët shpenzon shumicën e kohës, që të mos i mungojë, ndonjë koment, foto apo kuriozitet.

Ky i ri apo e re, nuk kontribuon dhe nuk merr pjesë në asnjë përgjegjësi të shtëpisë, e lë vendin në rrëmujë, në anën tjetër zemërohet nëse nuk i pëlqen darka dhe nëse sheh diçka në shtëpi që është dashur të riparohet, por nuk është riparuar ose zëvendësuar.

Natyrisht riparimet, faturat, mysafiret dhe shumë gjëra tjera janë përgjegjësi e babait të tij…

Këtu mbaron skena.

Pra, mendoj se po krijojmë një brez me aftësi të kufizuara, duke i ofruar çdo mirësi dhe duke i shërbyer gjërat që ai mund t’i bëj vet.

Për pasoj kemi një brez që kryesisht sillet si mysafir në shtëpinë e vet.

Realiteti i jetës…..

Nga: Halil Avdulli