Studentët e të gjitha ngjyrave kundër Gjenocidit Iz_aelit në Ga_a

Husamedin Abazi

Ga_a shkaktoi atraktivitet edhe në natyrën dhe formën e Protestave gjithandej Dynjasë. Megjithë vlerën që kanë dhjetëra mijëra protesta të mëdha të organizuara gjithandej rrugëve të kryeqyteteve dhe qyteteve të mëdha kundër gjenocidit dhe apartheidit izraelit në Ga_a dhe Pa__stinë, protestat që po i organizojnë studentët në oborre dhe ndërtesa të universiteteve të ndryshme në Perëndim, kanë dridhur karriget e pushtetarëve bashkëpjesmarrës në gjenocidin izraelit kundër civilëve në Ga_a. Dhjetëra Rektorë, Dekanë, Profesorë universitetesh janë shkarkuar nga detyrat e tyre për shkak të përkrahjes së studentëve në dënimin e gjenocidit iz_aelit, shto kësaj edhe qindra studentë protestues të arrestuar. Kjo po vazhdon me ditë të tëra në universitetet më të njohura amerikane, franceze, gjermane, angleze… Sot tërësisht u bllokua mësimi në Universitetin e Sorbonës për shkak të protestave gjigante të studentëve.
Vlerësohet se ndoshta presioni më i madh ndaj qeverive bashkëpjesmarrëse dhe atyre pasive që të ndalin këtë gjenocid, është presioni që po bëjnë protestat e studentëve gjithandej këtyre universiteteve.
Universitetet janë ato që gëzojnë pushtet të madh, pasi praktikisht ato mbajnë brenda të ardhmen e një vendi, pushtetin, arsimin, shëndetësinë, ekonominë… Prandaj, patjetër që protestat studentore janë ato më të ashprat dhe më të rëndësishmet në çdo vend. Protestat e studentëve janë thirrje direkte ndaj pushteteve “ne nuk pajtohemi me çasjen tuaj në këtë çështje”. Është ultimatumi “ndryshoni ju, o ndryshojmë ne”.

Husamedin Abazi