Nata e Kadrit, natë e ripërtrirjes së lidhjes tënde dhe besës tënde me Allahun dhe librin e tij

Hoxhë Rijad Imeri

Allahu i madhëruar tha:
” Nata e Kadrit është më e dobishme se një mijë muaj ” ( el-Kadr 3 )
1000 muaj : 12 muaj ( 1 vitë ) = 83.3 vite
Veçoria e kësaj nate është se në të filloi të zbrit Kur’ani
A nuk kuptohet nga kjo se Kur’ani është më i dobishëm se vet jeta jote?!
Dhe se jeta jote pa Kur’an është e padobishme!!
Kjo natë nuk është natë vetëm e leximit të Kur’anit, se ky eshtë kuptim sufist i natës së kadrit, por kjo natë është nata e fillimit apo e ripërtrirjes së lidhjes tënde dhe besës tënde me Allahun dhe librin e tij.
Kjo natë është natë e paqës, që dmth se ai i cili e përjeton këtë natë atëherë duhet të jet pishtar i paqës në jetën e tij.
Në këtë natë Allahu e filloi një kapitull të ri për njerëzimin, kapitullin e rizgjimit dhe ndriçimit të së vërtetës, kështu që secili prej nesh në këtë natë duhet të rizgjohet dhe të vendos kapitullin e ri të jetës së tij.
Kurse nëse lutjet tona mbesin vetëm në gjuhët tona, dhe nuk shijohen nga zemrat tona, dhe nuk dridhen nga to gjymtyrët tona, kam frik se nuk e kemi kuptuar se çfarë do të thotë “duaja është truri i adhurimit “