Nazistët godasin, shteti gjerman i mbron

Në fillim të viteve 2000, 9 emigrantë, nga të cilët 8 turq, u masakruan njëri pas tjetrit në Gjermani.

Pas shumë vitesh, hetuesia zbuloi se këto vrasje ishin vepër e Ilegalitetit Nacionalsocialist (NSU), një organizatë terroriste neonaziste gjermane; ndërkohë që kriminelët ishin ndihmuar nga agjentë të shërbimeve sekrete të Gjermanisë.

Ndërkohë që pak ditë më parë u mbajt seanca e 350-të e çështjes gjyqësore kundër grupit nazist NSU, i cili ka vendosur disa herë turqit në shënjestër, dosja neonaziste është duke u mbyllur pa hetuar aspak emrat dhe zgjatimet e tyre brenda shtetit, që kanë mbështetur me para, automjete dhe armë këtë organizatë terroriste.

Kurse vrasjet dhe sulmet, të cilat mbajnë erë naziste dhe NSU, vazhdojnë ende sot e kësaj dite.

Presionet ndaj turqve dhe një zjarrvënie e stilit nazist dy ditë më parë në një ndërtesë turke në qytetin Essen, ngritën sërish në rend të ditës atë se sa efektive janë ende grupet neonaziste në Gjermani.