Ndalohen udhëtimet në BE për qytetarët pa vaksinën përforcuese

Rregullat e reja të BE-së që hyjnë në fuqi sot do ta bëjnë më të vështirë udhëtimin brenda bllokut nëse doza përforcuese e vaksinës kundër Covid-19 është administruar më shumë se nëntë muaj më parë ose nëse udhëtari nuk ka kryer ende vaksinën përforcuese.

Nga 1 shkurti, statusi i vlefshëm i vaksinimit të një udhëtari me një çertificatë dixhitale e vaksinimit të BE-së varet nga afati i vaksinës së parë, i cili nuk duhet të ketë perfunduar brenda nëntë muajve të fundit.

Statusi i vaksinimit të një personi me çertificatë dixhitale e vaksinimit të BE-së kundër Covid-19 konsiderohet i vlefshëm nëse ai e ka kryer vaksinën përforcuese.

Një person i cili nuk e ka kryer vaksinën përforcuese do t’i nënshtrohet të njëjtave masa kufizuese si udhëtarët e pavaksinuar kur kalojnë kufirin e BE-së.

Çertificata dixhitale e vaksinimit të BE-së tregon nëse personi është vaksinuar, testuar së fundmi ose shëruar nga Covid-19.

Rregullat e reja synojnë të ruajnë koherencën në standardet e vaksinimit të BE-së për udhëtimet brenda bllokut. Asnjë kufizim i mëtejshëm lidhur me udhëtimet nuk do të zbatohet për personat që zotërojnë statusin e përditësuar të vaksinimit. /atsh