Ndalohet shitja dhe therja e kurbanëve në rrugë e hapësira publike në Prishtinë

Drejtoria e inspektoratit të Kryeqytetit sot ka zhvilluar një aksion në terren ku ka ndaluar shitjen, therjen e kurbanëve dhe shpezëve në kushte jo të përshtatshme higjienike në rrugë e hapësira të tjera publike.

Florian Dushi, drejtor i inspektoratit, tha se ky proces lejohet vetëm në thertore të licencuara nga institucionet përkatëse, ndryshe, të gjithë ata që ushtrojnë veprimtari të tilla në vende të palicencuara ose hapësira publike do të gjobiten.