Groenlanda është goditur nga një ndërprerje e gjerë e energjisë elektrike, e shoqëruar me erëra të forta, në një kohë kur tensionet politike me Shtetet e Bashkuara duket se janë zbutur.
Autoritetet lokale bënë të ditur se ndërprerja e rrymës ka prekur disa zona, ndërsa kushtet e motit janë përkeqësuar ndjeshëm. Qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të përgatitur për një situatë emergjente që mund të zgjasë deri në pesë ditë, duke e cilësuar atë si një “fatkeqësi” të mundshme.
Shërbimet përkatëse po punojnë për rikthimin e furnizimit me energji dhe për vlerësimin e dëmeve, ndërsa banorët janë këshilluar të ndjekin udhëzimet e sigurisë dhe të kenë rezerva bazë ushqimi, uji dhe ngrohjeje. /mesazhi



