Ndërron jetë aktori Rasim Thaçi-Cima

Ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur shqiptar Cima.

Ka ndërruar jetë sot aktori i mirënjohur i humorit shqiptar Rasim Thaçi apo i njohur për publikun si Cima, shkruan lajmi.net.Humoristi ishte në moshën 71 vjeçare dhe po trajtohej nga virusi COVID-19 në Klinikën Infektive.

Cima do të mbahet mend si një ndër artistët më të dashur të kinematografisë shqiptare përmes roleve unike, i cili sillte buzëqeshje në ekranet televizive të çdo familje.