Ndeshja në futboll mes Kosovës e Turqisë ka zgjuar interesim të madh.
Për këtë shkak Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 31 mars dhe 1 prill do të shtohen nisjen në linjën 1A Aeroport – Prishtinë dhe anasjelltas.
Bëhet e ditur se nisjet do të realizohen nga ora 06:00 deri në 24:00.
“Nisjet do të realizohen çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 24:00, nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ dhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë”, thuhet në njoftim.








