Ndihmës-sekretari i SHBA-së për çështje evropiane sot në Kosovë

Ndihmës-sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Wess Mitchell do të jetë sot për një vizitë në Kosovë.

Mitchell do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa po aty në ora 12:15 do të mbajnë konferencë për shtyp.

Ndihmës-sekretari i SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Wess Mitchell, do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Mitchell do të jetë për vizitë dyditore, ndërsa do të takohet edhe me përfaqësues tjerë politikë dhe të shoqërisë civile /Telegrafi/