Ndihmuan serbët të votojnë me dokumente të Serbisë, merret vendimi për dy të arrestuarit

Janë dhënë 48 orë paraburgim për dy të arrestuarit në qendrën votimit “Shën Saba”, në veri të Kosovës.

Dy përgjegjësit e qendrës janë arrestuar pasi iu kanë ndihmuar disa serbëve të votojnë me dokumente të Serbisë.

E kjo gjë nuk u lejohet pasi rregulli i KQZ-së thotë se votimi duhet të bëhet vetëm me dokumentacionin e Republikës së Kosovës.

Lajmi për Klan Kosova e ka konfirmuar Prokurori.