Ballina Artikuj NDIKIMI juaj tek të tjerët, varet prej investimit EMOCIONAL që ju ofroni

NDIKIMI juaj tek të tjerët, varet prej investimit EMOCIONAL që ju ofroni

Vehbi Zeqiri

Investimi emocional që ofrojmë për të tjerët është çelësi që hap portën e ndikimit tonë tek ta – qoftë në familje, miqësi, vendin e punës apo shoqëri në përgjithësi.

Mos prit që të tjerët të dëgjojnë apo të pranojnë këshillat e tua, nëse nuk ke investuar në mirëqenien e tyre emocionale. Me fjalë të tjera, nëse nuk ke bërë që ata të ndihen të vlerësuar dhe të mirëpritur shumicën e kohës.

Ata që zotërojnë inteligjencë emocionale e kuptojnë këtë parim dhe janë shumë më të aftë të krijojnë një atmosferë pozitive, ku të tjerët ndihen mirë në praninë e tyre.

Nëse mendon se mund të ndikosh tek të tjerët përmes kritikave të ashpra apo frikës, do ta përballesh vetë me dështimin, ndërsa dëshpërimi yt do të jetë një barrë shumë e rëndë.

Mos e vendos kurrë çështjen mbi personin!

Mos lejo që gabimet, keqkuptimet apo qasjet e gabuara të dikujt të jenë arsyeja që humb një lidhje të vlefshme. Marrëdhëniet familjare, miqësore dhe njerëzore janë shumë më të çmuara sesa çdo çështje tjetër në botë.

Vehbi Zeqiri