Ndryshon situata në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë

Për disa ditë radhazi, mërgimtarë të shumtë janë përballur me kolona të gjata dhe të mundimshme në dalje të Kosovës.

Pikat kufitare si Dheu i Bardhë dhe Merdare, ishin dy pikëkalimet ku pati më së tepërmi pritje.

Pritjet në këto pika kufitare shkuan deri në gjashtë orë.

Por siç duket situata sot është shumë më e mirë.

Pritjet në daljet e sotme tek Dheu i Bardhë dhe Merdare janë shumë më të shkurtra.

Në Merdare pritja është deri në 15 minuta, kurse tek Dheu i Bardhë deri në 40 minuta.

Këto kolona bëhen të tilla thuajse në çdo sezon veror dhe dimëror kur numri i mërgimtarëve të cilët vinë në Kosovë është tejet i lartë./