Në Gjakovë nis vaksinimi

Në Komunën Gjakovës edhe zyrtarisht ka nisur vaksinimi i profesionistëve shëndetësorë. I pari që e mori vaksinën ishte shefi i vaksinimit, Burim Gojani.

Gojani tha se mori vaksinën antiCOVID-19, me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për të marr këtë vaksinë.

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Çabrati” në Gjakovë ku edhe nisi procesi i vaksinimit të personelit shëndetësorë ishte edhe i pari i kësaj komune, Ardian Gjini.

Gjini tha se nuk do të hezitoj dhe se do të vaksinohet me vaksinën antiCOVID-19 posa që t’i vie radha.

Në fazën e parë të vaksinimit Gjinit thotë se pritet të vaksinohen 1 mijë e 300 persona.

“Do të vaksinohet personeli shëndetësor dhe personat shumë të shtyrë në moshë janë diku rreth 1 mijë e 300 apo 1 mijë e 400 doza që do të vaksinohen në këtë fazë. Po shpresoj se edhe kontigjentet tjera do të vijnë më shpejt, sepse është e vetmja mënyrë që të imunizohemi dhe të lirohemi edhe ne pak me lëvizje sepse kështu shumë vështirë”, tha Gjini para medieve.

Gjini u shpreh se shpreson se do të ketë program nacional të informimit sa i përket vaksinimit, për shkak që qytetarët të jenë të informuar për vaksinimin, sidomos tash kur sipas tij ka shumë dezinformata.

Vetën QKM e “Çabratit” është planifikuar të jetë qendër e vaksinimit.

Tashmë në Kosovë ka nisur vaksinimi i profesionistëve shëndetësor nga dita e marte. Vaksinimi po bëhet me AstraZeneca doza këto të siguruara nga Covax-i.