Në leximet rreth historisë islame rezulton se…

Hoxhë Vladimir Kera

Në leximet rreth historisë islame më rezulton se :
》Namazi është bërë obligim afërisht vitin 8-9 pas Profetësisë.
》Haxhi në vitin e 19 pas Profetësisë.
》Agjërimi në vitin e 12 pas Profetësisë.
》Zekati në vitin e 13 pas Profetësisë.
》Xhamia e parë u ndërtuar afërsisht 10-11 vite pas Profetësisë.
—–
Në 10 vitet e Profetësisë në Mekë asnjë nga (ritualet) (ibadetet) nuk ishte obligim dhe as xhamia si institucion nuk ka ekzistuar.
Kjo vërteton se Profetin (a.s) me ndjekësit (sahabët) e tijë të nderuar i bashkoi sinqeriteti para se ti bashkonte namazi, i bashkoi pastertia e shpirtit para se ti bashkonte agjërimi, i bashkojë qartësia e mendjes dhe projektet e përbashkëta para se ti bashkojë xhamia, i bashkojë interesimi për njëri-tjetrin para se ti bashkojë zekati.
——
Ndërsa sot shpesh na bashkojnë ritualet por na ndajnë qëllimet për të cilat marrin jetë ato.
Ndërsa sot adhurimet janë kthyer në qëllim në vetvete, ndërkohë ato kanë ardhur si mjete për të na ndihmuar drejt qëllimeve.
Ndersa sot na bashkon xhamia, iftari, haxhi por nuk na bashkon asgjë pasi ti kryejmë këto obligime.
——
Kështu na u kthyen adhurimet në formë pa thelb, në rituale pa bosht, në organizim pa efekt, në grumbullime pa qëllime.
—–
Pjesë nga Hutbe e Xhumasë…📖

Nga: Vladimir Kera